Rr.Vaso Pasha
Tirana,Albania

Rreth Nesh

Noteria ne Shqiperi eshte nje profesion me tradite te hershme.Figura e noterit qe ne realitet eshte nje krijues i “proves shkresore” ka shoqeruar zhvillimin historik te vendit tone nder shekuj.Noteri gjithmone ka simbolizuar “syrin dhe veshin” e te vertetes se shkruar.Dhe pikerisht dokumentat e arkivave notarile te koheve te ndryshme u kane dhene mjaft informacion studiuesve te te ndryshem ne fushen e te drejtes lidhur me evoluimin e saj nder epoka historike.Roli i noterit ka qene i dukshem ne perpilimin dhe dokumentimin ne baze te normave te kohes te
testamenteve,kontratave dhe akteve te tjera qe rregullojne marredhenjet juridike civile.
Ne kohen e mesjetes kur u zhvilluan qytetet shqiptare e bashke me to e drejta civile veme re dhe zhvillimin e institutit te noterise si nje sherbim publik me peshe ne rregullimin e marredhenjeve te trashgimise e te detyrimeve dhe ne formalizimin e ketyre marredhenjeve.
Studiuesit e historise se shtetit e te drejtes ne Shqiperi kane konstatuar nje sere aktesh noteriale ne arkivat e kohes shqiptare apo te huaja qe datojne ne vite …..
Por pavaresisht se jane te hershme per kohen kur u shkruan ,ajo qe te bie ne sy eshte se te pakten qysh ne shekullin e XIV dhe sidomos ne shekullin e XV (epoka e Skenderbeut),aktet juridike te shkruara nga noteret deshmojne nje kulture juridike te lashte e te pasur dhe nje zhvillim te dukshem ekonomik e civil te qyteteve shqiptare.
Periudha e pushtimit otoman shenon dhe renjen e zhvillimit ekonomik te qyteteve shqiptare dhe per pasoje mungesen e akteve e dokumenteve juridike te shkruara nga noteret.
E drejta civile ne Shqiperi ne kete periudhe eshte zbatim i legjislacionit osman dhe ne vendet me autonomi lokale kryesisht vepronte e drejta kanunore,e cila formen e shkruar e zevendesonte me rite te caktuara ne kryerjen e veprimeve juridike nisur dhe nga fakti i analfabetizmit te popullsisise kryesisht ne krahinat e veriut ku dhe ekonomia ishte kryesisht natyrore.
Kanuni i Skenderbeut i cili rregullonte pjesen me te zhvilluar te marredhenjeve ekonomiko-shoqerore,i kushtonte nje rendesi te vecante formes se shkruar te akteve me rendesi si shitja, kembimi,dhurimi porosia etj….. deri edhe te testamentit.
Ne prag te pavaresise dhe pas shpalljes se saj institucionet e se drejtes si te lidhura ngushte me institucionet shteterore filluan te rimarrin forme.Aktet noteriale te kohes shquhen per detajet ne paraqitjen e te vertetes ne marredhenjet juridiko-civile.
Mbas luftes se dyte boterore, me vendosjen ne Shqiperi te sistemit parti-shtet rregullimi ligjor i sherbimit noterial behet me dekret te Presidiumit te KP n.2812dt.22-12-1958“Per noterine”
Roli i noterise vjen duke u zbehur me dekretin n° 4838 date 11-05-1971 “Mbi noterine” te Presidiumit te KP i cili ka vetem nente nene per rregullimin e ketij sherbimi publik dhe noteri nuk eshte noter por “keshilltar ligjor” i ngarkuar me detyren e noterit.
Dekreti “mbi noterine” i vitit 1971 shfuqizohet me hyrjen ne fuqi te kodit civil te vitit 1982 i cili ka gjashte nene qe i kushtohen sherbimit noterial, sherbim i cili kryhet nga keshilltare ligjore ne varesi te Gjykates se larte.
Me dekret te dates 1-janar-1988, permendet ne kuadrin e reformes ne sistemin gjyqesor dhe sherbimi noterial ku bie ne sy fakti qe noteri ose keshilltari ligjor i ngarkuar me kete detyre ne fshatra dhe ne qytete pa zyre juridike zevendesohet nga Kryetari ose sekretari i Keshillit Popullor,gje qe nxjerr ne pah fashitjen perfundimtare te sherbimit noterial qe deri ne ate kohe ishte ruajtur te pakten ne terma ligjore.
Kjo zbehje e rolit te noterit eshte e kuptueshme ne nje sistem pa prone private, pasi noteri ka rolin kryesor ne marredhenjet e lira juridiko-civile qe lidhen kryesisht me pronen .
Me permbysjen e sistemit monist dhe ardhjen e demokracise ne qershor te vitit 1994, me ligjin n° 7829 kemi per here te pare nje rregullim ligjor te plote dhe deri diku bashkkohor per sherbimin noterial.Ky ligj ka rreth 70 nene dhe e percakton noterine si profesion te lire.
Kuptohet qe me kete ligj ata qe u bene noteret e pare te njohur si te tille qene ish-keshillatere te zyrave juridike qe per hir te se vertetes duke qene te pamesuar me rregullat e tregut te lire, shpeshhere dhe te paafte profesionalisht dhe te joshur nga “menyra e lehte” e pasurimit me kete profesion e vune ne pikepyetje seriozisht rolin e noterit si “deshmitar i te vertetes”.
Sherbimi noterial ne Shqiperi le per te deshiruar jo vetem ne papergjegjshmerine qe i ofrohet publikut ne berjen e akteve ne rastin me te mire te pavlefshme dhe ne rastin me te keq te fallsifikuara,por kryesisht ky sherbim i rendesishem publik ofrohet ne menyre te paorganizuar te fragmentarizuar ku mbizoteron konkurenca e pandershme.Kohet e fundit qeveria eshte perpjekur te hedhe veshtrimin mbi kete sherbim si ne kerkesat per marrjen e licenses dhe ne kontrollin e arkivave notarile.Por mbetet shume per te bere kryesisht nga vete noteret ne rritjen e kualifikimit profesional dhe te organizimit te tyre.
Teorikisht noteri shqiptar i perket atij latin ne dallim nga notary public i tipit anglosakson qe eshte prezent ne Britani, Amerike e vende te tjera.
Avokati i famshem italian F.Carnelutti e shpreh thjesht rolin e noterit:Sa me shume ti drejtohemi noterit,aq me pak do ti drejtohemi gjykatesit.Kjo eshte ne esence ajo cka ka per detyre noteri dhe ne Shqiperi,por qe per arsyet qe theksova, ben shpeshhere rolin e kundert dhe palet duhet ti drejtohen gjykates per te “rregulluar” gabimet e notereve.
Noteri latin ku per nga menyra e rregullimit ligjor ben pjese dhe Shqiperia ka nje epersi te dukshme ndaj noterit te tipit anglo -sakson gje qe shihet qarte ne kopetencat e noterit kryesisht ne lemin e marredhenjeve juridiko-civile qe kane te bejne me pasurine e patundshme dhe me shoqerite tregtare.Ky fakt provohet nga menyra sesi shtete te ndryshme te SH.B.A-se po perqafojne gjithnje e me teper noterin e tipit latin.
Shembulli me i mire per Shqiperine eshte fqinji yne Italia,qe ofron sherbimin noterial me te lashte dhe me autoritar.Qe nga viti 1879 Italia ka nje rregullim ligjor te qarte e te detajuar per sherbimin e lire noterial, ndryshur ne vitin 1901 dhe pasuruar me ndryshime e reforma bashkkohore ne vazhdimesi.
Kompleksiteti dhe pasiguria qe vijne natyrshem ne jeten civile te qytetareve ne kapitalizem e bejne te domosdoshem rolin e noterit per te ofruar siguri, eficence,thjeshtesi e kosto te ulet ne marredhenjet me Administraten Publike,me ane te kontratave qe redakton per kalimin e prones se palujtshme apo per aktet e shoqerive tregtare e me gjere.Te gjitha keto sherbime te ofruara ne menyren me te thjeshte nga nje sportel i vetem, pa procedura burokratike qe nese behen nga nje profesionist ne fushen juridiko-fiskale qe duhet te jete noteri, ofrojne nje garanci te forte morale per qytetarin.
Por ky eshte nje objektiv, qe per tu arritur kerkon nje rruge te gjate, nisur nga ajo cka sot ofron noteria ne Shqiperi.
Terma te tille si rrjeti intranet, firma digjitale, organizim europian e nderkombetar,konsulte nderkombetare ,shkembime telematike me regjistrat publike,jane te panjohura pothuajse per te gjithe noteret shqiptare qe vazhdojne te punojne me shabllone aktesh me origjine nga sistemi i kaluar. Keshilli i notariateve te Bashkimit Europian me qender ne Bruksel ka miratuar kodin europian te deontologjise notarile qe nga viti 1995 i cili ben te mundur garantimin dhe mbrojtjen e konsumatorit europian si brenda kufijve nacionale dhe ne kuadrin nderkufitar te shkembimit civil.
Ne kuader te organizimit europian ka gjithashtu nje Institut qe i kushtohet kerkimit dhe studimit noterial (IKSN)ose(IRENE) qe ben te mundur zhvillimin e te drejtes private europiane krahas organizmave te tjere komunitar.
Ky kod eshte vijueshmeri e rezolutes se pranuar ne unanimitet nga notariatet e vendeve anetare te BE ne Madrid ne 22-23 mars 1990.Kodi e percakton rolin e noterit te domosdoshem ne administrimin e nje drejtesie te mire dhe ne parandalimin e konflikteve gjyqesore.Ai percaktohet si nje nepunes publik me autoritet te padiskutueshem ne vertetimin e autenticitetit te akteve nisur dhe nga fakti qe eshte nje jurist me formim te nje niveli te larte juridiko- fiskal.
Por organizmi me i rendesishem ne nivel nderkombetar i notereve i themeluar ne Argjentine qe ne vitin 1948 ne Kongresin e Buenos Aires me pjesemarrjen e 19 vendeve anetare.Karta e themelimit te BNNL (UINL) u pranua formalisht ne Kongresin e Madridit me 21-tetor-1950. Qe nga ajo kohe roli i ketij organizmi ne te drejten private nderkombetare dhe ne pergjithesi ne marredhenjet juridiko-civile qe asistohen nga noteri eshte i nje rendesie te vecante dhe thelbesore. Ky organizem duke filluar nga viti 1997 ofron nje sherbim te rendesishem i quajtur “konsulte notariale nderkombetare ” nepermjet Zyres se Perhershme noteriale te shkembimit nderkombetar me seli ne Buenos Aires .Ky sherbim ofrohet nepermjet Keshillave Kombetare te notereve te vendeve anetare me ane te nje procedure te mirepercaktuar.
Shqiptaret megjithese te shperndare ne te gjitha vendet e botes dhe ku jo rralle here jane pasuruar dhe kane nevoje per konsulta noteriale te natyres nderkombetare nuk mund ta kene kete lloj sherbimi pasi sherbimi noterial ne Shqiperi ende nuk ka perqafuar format e reja te teknologjise e te shkembimit dhe nuk ben pjese ne organizma nderkombetare e europiane.
Eshte kjo sfida e Notariatit ne Shqiperi qe duhet domosdosmerisht te behet pjese e familjes latine te notereve ku kane hyre dhe po zhvillohen dita dites notariatet e vendeve te Europes lindore,te Rusise, deri dhe vende te lindjes se larget si Kina,Japonia e Indonezia.Por jo vetem kaq ,kane preferuar deontologjine dhe kopetencat e noterit latin dhe shtete si Alabama, Florida e Louisiana ne SH.B.A dhe pritet adoptimi i ketij tipi noteri dhe nga shtete te tjera te Amerikes ku vepron e drejta anglo-saksone.
Ajo cka vlen te theksohet per UINL ose Bashkimin Nderkombetar te Notariateve Latine eshte promovimi dhe mbajtja e lidhjeve te ketij organizmi jo vetem me vendet anetare te Organizates por dhe me Notariate te vendeve ne zhvillim, deri dhe me studio te vecanta notarile apo notere individual qe kundrejt nje kuote vjetore kane te drejte te marrin pjese ne Kongrese dhe Organizime te rendesishme per perçimin e kultures e te njohurive dhe per rritjen profesionale te notereve ne te gjithe boten.
Nisur nga ky kendveshtrim pjesemarrja e noterit shqiptar ne organizma kombetare, europiane e nderkombetare eshte e domosdoshme , me qellim ngritjen e vazhdueshme profesionale ,perafrimin e tij me kulturen europiane te vlersimit profesional me pike krediti dhe nevojen per ti sherbyer shtetasve shqiptare kudo qe ata ndodhen ,qofte edhe nepermjet sherbimeve cilesore konsullore.Duke punuar shume ne kete drejtim te gjitha organizmat qe kane lidhje me Sherbimin Publik Noterial do te bejne te mundur kthimin e besimit te duhur,te qytetarit shqiptar tek noteri