Rr.Vaso Pasha
Tirana,Albania

Njoftime


Njoftim per takimin e organizuar ne Dresden per Dixhitalizimin e Noterive te Ballkanit


Në datat në datat 27 shkurt – 3 mars 2018, Agjencia e Bashkëpunimit për Zhvillimin Gjerman (GIZ), organizoi një vizitë studimore në Gjermani me fokus dixhitalizimin e shërbimit noterial shqiptar.

Në kuadër të projektit Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Reforma Ligjore (ORF LR), Agjencia e Bashkëpunimit për Zhvillimin Gjerman (GIZ) është duke zbatuar projektin “Lidhja elektronike e noterëve dhe e zyrave të regjistrimit”.

Kjo vizitë, u organizua në bazë të marrëveshjes së arritur me Dhomat Kombëtarë të Noterive të Ballkanit gjatë takimit pararendës të zhvilluar në Podgoricë, Mal i Zi në datat 2 dhe 3 nëntor 2017.

GIZ dhe Dhoma Federale e  Notereve te Gjermanise organizuan gjate tre diteve te punes se ketij eventi nje axhende me prezantime Live te Sistemit Elektronik te Notereve te landit te Saksonise (Dresden), sistemit elektronik te Regjistrave Tregetar dhe Regjistrit te Pasurive te Paluajteshme te landit, si dhe raportime dhe diskutime midis Dhomave Kombetare te Noterise se Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, Kroacise, Serbise, Bosnje Hercegovines.

Tema kryesore e kesaj vizite studimore ishte:

Dixhitalizimi i proceseve te punes se nje zyre noteriale referuar bashkepunimit midis Noterit dhe Regjistrave Publike.

Qasja drejt bashkepunimit dhe komunikimit elektronik Noter-Regjistra Publike eshte disktuar Dhomat e Noterise se Ballkanit duke ju referuar elementeve te meposhtem:

a-        Besueshmeria e Regjistrave Publike

b-        Aksesi i Noterit Publik tek te dhenat e regjistrave

c-         Komunikimi i sigurt elektronik midis noterit dhe regjistrave

d-        Implementimi i sistemit te komunikimit noter-regjister referuar:

  • Parakushteve te parashikuara nga legjislacionit ne fuqi
  • Parakushteve dhe kerkesave teknike te fushes se IT

Ne kuader te prezantimit te procesit te dixhitalizimit nga Dhomat e Noterise se Ballkanit, rasti i Noterise Shqiptare eshte prezantuar ne takim nga z. Vasil Martini, ne emer te Dhomes Kombetare te Notereve.

Ne prezantim eshte identifikuar qe ne Shqiperi, ekziston legjislacioni rregullues per procesin e Firmes Elektronike dhe Dokumentit Elektronik  (Ligjet Nr.9880, datë 25.2.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik”, dhe nr 10273 datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”)

Ne prezantim theks i vecante i eshte vene sistemit elektronik te investuar nga Dhoma Kombetare e Noterise.

Sistemi NISA-Notarial Information System of Acts, eshte prezantuar e detajuar nga Dhoma Kombetare e Noterise.

Nje nga funksionet e zhvilluara te platformes “NISA” eshte komunikimi dhe interoperabiliteti me databaza te tjera shteterore. Ne kete aspekt, gjenerimi i dokumentave noteriale te firmosur elektronikisht nga noteri (ne rastin konkret Kontrata e transaksionit per pasuri te paluajteshme ose te luajteshme) eshte prezantuar si nje lehtesim per punen e zyres noteriale nga njera ane, por nga ana tjeter edhe per agjensite regjistruese (ZQRPP, DPSHTR) te cilat jane pjese te dokumentacionit te tyre te brendshem (dosja e pasurise, dosja e automjetit)  kontratat e nenshkruara para noterit.

Gjate prezantimit nga Dh.K.Noterise jane identifikuar synimet e implementtimit te sistemit elektronik te Notereve:

  • te prodhoje në mënyre automatike dokumentin elektronik duke dixhitalizuar arkivën dokumentare te akteve noteriale,
  • te siguroje autenticitetin e aktit noterial elektronik nëpërmjet firmosjes elektronike nga ana e noterit.
  • te garantoje integrimin dhe shkëmbimin dy drejtimesh të të dhënave nga/drejt aktoreve pjesëmarrës në një transaksion noterial,
  • te siguroje administrim financiar të aktivitetit të çdo zyre noteriale dhe te raportoje për agjencitë e sistemit të tatim taksave në vend ne kohe reale për aktivitetin e kryer.

DH.K.Noterise raportoi qe sistemi NISA eshte ne faze testimi dhe pritet qe brenda ketij viti te implementohet duke siguruar:

  • Dixhitalizimin e arkives shkresore te dokumentave noteraile drejt zevendesimit total te saj
  • Krijimi i nje platforme per transferim dokumentash elektronike
  • Perdorimin e teknologjise me te fundit per biznesin notarial
  • Permiresimi i sigurise nepermjet partneritetit midis noterise dhe agjensive qeveritare (AKSHI) (Aplikacionet e-government)
  • Permiresim te reputacionit te biznesit dhe sherbimeve qe i ofrohen publikut

Per te pranishmit ne takim, u prezantuan dhe strategjia afatshkurter e Notariat Shqiptar sipas pikave te meposhtme:

Gjate takimeve te organizuar prane strukturave mikpritese te kesaj vizite studimore jane identifikuar gjetjet e meposhtme per rastin e Notariatit gjerman:

  • Sistemi elektronik i dixhitalizimit te akteve noteriale te Dhomes Federative te Gjermanise ishte investim dhe ne pronesi te Notariatit Gjerman (sistemi X Notar)
  • Komunikimi elektronik i noterit me Regjistrat Publike ne Gjermani behej vetem nepermjet sistemit elektronik te instaluar prane zyres se cdo Noteri.
  • Integrimi i te dhenave nga specialistet e Regjistrave Publike behej ne menyre automatike duke shfrytezuar dosjen elektronike te transmetuar nga Noteri.
  • Komunikimi Noter-Regjister ishte i dyanshem dhe te gjitha njoftimet midis institucioneve kryhen vetem ne rruge elektronike (Dergimi i aplikimit, procesimi, njoftimi i perfundimit te transaksionit/regjistrimit nga ana e Institucioneve pergjegjese per azhornimin e te dhenave te regjistrave (regjistri i pasurive, regjistri tregetar)
  • Kartat elektronike individuale te cdo noteri, sherbenin per firmosjen elektronike te cdo dokumenti noterial. Keto karta ishin ne pronesi te Dhomes Federative te Noterise.
  • Legjislacioni rregullues per gjithe kete proces komunikimi ishte i plote duke vendosur Noterin si personin e autorizuar per te aplikuar drejt Regjistrave Publike ne Gjermani.

Pare nga kendveshtrimi i dixhitalizimit te notariatit shqiptar, Dhoma Kombetare e Noterise konsideron se gjetjet e mesiperme ne aspektin teknik mund te konsiderohen si aktualisht te planifikuara si module te platformes elektronike “NISA”

Nga ana tjeter, Dhoma Kombetare e Noterise konsideron si shume te rendesishem parashikimin ligjor nepermjet Ligjit te ri per Noterine, me qellim ofrimin e mundesise se  Dhomes Kombetare per hartimin e dokumentit elektronik noterial, duke siguruar keshtu autenticitetin e ketij dokumenti nepermjet firmosjes elektronike nga Noteri.

Konkluzione dhe rekomandime nga vizita studimore

Ne perfundim te aktivitetit, GIZ dhe Dhoma Federative e Noterise Gjermane shperndau nje material per tu perdorur ne formen e nje marreveshjeje 4 paleshe duke ftuar Dhomat e Noterise se Ballkanit dhe Ministrite e Drejtesise respektive per firmosjen e ketij akti.

Kjo marreveshje, e konsideruar si marreveshje e “Qellimit te Mire” fton Ministrite e Drejtesise se ketyre vendeve te bashkepunojne me Dhomat Kombetare te Noterise ne drejtim te formalizimit te bashkepunimit midis Noterit dhe Regjistrave Publike te te dhenave.



                                                                                                                               NJOFTIM


Me date 16/01/2018 eshte nenshkruar marreveshja e bashkepunimit ndermjet Dhomes Kombetare te Notereve  edhe Dhomes Fedefrale te notereve te te drejtes civile gjermane .

Marreveshja per palen shqiptare u nenshkrua nga presidentja e Dhomes Komebtare te notereve te Shqiperise , znj. Mimoza SADUSHAJ ndersa per palen gjermane nga zv/presidenti I Dhomes federale te noterevete  te se drejtes civile gjermane z. Richard Bock Para nenshkrimit ministrja e drejtesise znj. Etilda GJONAJ priti delegacionin gjerman dhe shkembeu me te nje bisede miqesore dhe konstruktive , duke falenderuar Dhomen Federale gjermane per mbeshtetjen dhe ndihmesen qe i jep notariatit shqiptar. Z. Richard Bock garantoi se Dhoma e notereve gjermane do te vazhdoje te mbeshtese notariatin shqiptar ne perafrimin e legjislacionit si dhe ne trajnimet e ndryshme .

Gjate nenshkrimit znj. Sadushaj foli per sfidat dhe rolin e notariatit shqiptar ne rrugen per integrimin ne familjen europiane .

Marreveshja parashikon shkembime informacioni e dokumentacioni, pjesemarrrje ne seminare e konferenca ,organizimin e veprimtarive te perbashketa , shkembime delegacionesh e grupe pune etj


IMG-20180118-WA0005 IMG-20180118-WA0003 IMG-20180118-WA0004

  NJOFTIM


On December 16, 2017, the Albanian National Chamber of Notaries held its annual Congress.

The President of the National Chamber of Notaries, Mimoza Sadushaj, opened the day together with the President of the International Union of Notaries, Jose Marqueño de Llano, in presence notably of the President of the High Court Mr. Xhezair Zaganjori.

The Congress first work theme was dealing with the “Role and Responsibility of the Notary in Economic Transactions”.

The second discussion was about “The necessity of the notaries in the Economic and Social Life of the Country”.

All topics exposed during the Congress were of high interest for nowadays notaries: prevention of money laundering, mediation, digitalization.

In 2016, the Albanian notaries dealt with over 1.675.000 notarial documents, 27.000 real estate transactions.

UINL President, José Marqueño de Llano, during its opening speech, highlighted the crucial necessity for notaries to get actively involved in the fight against money laundering, in collaboration with their governments and institutions, as notaries have a public function to serve and be a key associate in that matter.



IMG-20180106-WA0003 IMG-20180107-WA0009 IMG-20180106-WA0004


NJOFTIM

Nje grup prej 20 noteresh nga Shqiperia mori pjese ne kremtimin e 5 vjetorit te Notariatit Kosovar .

E pranishme  ne kremtime ishte dhe ministrja e Drejtesise e Republikes se Kosoves  si dhe presidenti i Unionit Nderkombetar te Notereve

Znj. Mimoza SADUSHI , presidente e Dhomes Kombetare te Notereve mbajti nje fjale per rolin e noterit ne zhvillimin ekonomik e social te vendit , fjale e cila u prit me shume interes


NJOFTIM


Nje grup prej 20 noteresh nga Shqiperia mori pjese ne kremtimin e 5 vjetorit te Notariatit Kosovar .

E pranishme  ne kremtime ishte dhe ministrja e Drejtesise e Republikes se Kosoves  si dhe presidenti i Unionit Nderkombetar te Notereve

Znj. Mimoza SADUSHI , presidente e Dhomes Kombetare te Notereve mbajti nje fjale per rolin e noterit ne zhvillimin ekonomik e social te vendit , fjale e cila u prit me shume interes

 

20170527_202531





NJOFTIM


 

Nga data 1 – 4 Qershor u zhvillua ne Ankara kongresi i 46 i Notereve te Turqise . Ne kongres ishte i ftuar dhe nje delegacion i Notariatit Shqiptar. Z. Fatmir LAÇEJ,  zv/president i Dhomes  Kombetare te Notereve pershendeti kongresin ne emer te notariatit shqiptar dhe shprehu vullnetin e pales shqiptare per forcimin e marredhenieve te bashkepunimit ndemjet dy notariateve . U ra dakort per nenshkrimin e nje marreveshje bashkepunimi midis dy notariateve , marreveshje qe do te nenshkruhet ne muajin Shtator 2017

IMG 0595 IMG 0660



NJOFTIM


Ne ambasaden e Republikes Federale te Gjermanise  Ministri i i Drejtesise i Bavarise Prof. Dr. Winfried  BAUSBACK me kerkesen e tij priti ne nje takim drejtuesit e Notariatit Shqiptar . Ne takim ishte e pranishme dhe znj. Hanke HOLSTEIN , zv. Ambasadore dhe z. Lavrov TOMASIC , perfaqesues i Dhomes Federale te Notariatit Gjerman.

  1. Minister shprehu kenaqesine e tij dhe gatishmerine e plote per mbeshtetjen qe notariati gjerman

i jep notariatit ne Shqiperi , mbeshtetje e cila do te kulmoje me nenshkrimin e marreveshjes se bashkepunimit ndermjet dy Dhomave te Noterise.  Ministri BAUSBACK theksoi se ne Gjermani persona me integritet e profesionalizem te larte kryejne sherbimet noteriale dhe ne jemi te kenaqur nga puna e tyre por jam njoftuar se edhe ne Shqiperi notariati ka pesuar nje progres te dukshem   ne sherbimin ndaj komunitetit.

Presidentja e Dhomes Kombetare te Notereve znj. SADUSHAJ e konsideroi nje nder dhe privilegj ftesen e bere nga Ministri gjerman i Drejtesise dhe falenderoi ne menyre te vecante Ministrine e Drejtesise , Ambasaden Gjermane ,  IRZ , GIZ dhe Dhomen Federale te Notereve ne Gjermani  te cilet kane qene te gatshem te ndihmojne Notariatin ne Shqiperi . Ajo tha se se shpejti do te nenshkruhet nje marreveshje bashkepunimi e cila do te ve mbi baza institucionale bashkepunimin tone . Ajo e njohu Ministrin  BAUSBACK me arritjet e Notariatit ne Shqiperi ne drejtim te profesionalizmit dhe permiresimit te sherbimit ne komunitet. Ne vecanti ajo u ndal ne punen qe po behet per miratimin e draftit te ligjit per Noterine dhe dixhitalizimit duke permendur dhe projektet ne kete drejtim


IMG-20170411-WA0006
IMG-20170411-WA0006
« 1 of 2 »

 

Takim me perfaqesuesen e notariatit francez 

Me daten 12/03/2017 zevendes/presidenti i Dhomes Kombetare te Notereve, z. Fatmir LAÇEJ pati nje takim pune me perfaqesuesen e Keshillit te Larte te notariatit francez, znj Caroline GINGLINGER-POYARD  , e mandatuar nga presidenti i Keshillit te larte te notriatit francez,  me te cilen zhvilloi nje bisede per forcimin e bashkepunimit ndermjet dy notariateve .

Znj. Poyard u interesua shume per ecurine e notariatit shqiptar dhe tha se nga takimet nderkombetare dhe ne kuadrin konferencave te ndryshme te UINL del e qarte notariati ne Shqiperi ka pasur nje progres te vazhdueshem , ne vecanti me dixhitalizimin e sherbimit noterial.Z. Fatmir LAÇEJ  e njohu perfaqesuesen e notariatit francez me ecurine e notariatit ne Shqiperi ,  me projektet e sukseshme ne fushen e dixhitalizimit te sherbimeve noteriale , me projektligjin per ndryshime ne ligjin per Noterine , duke u ndalur ne menyre te vecante  ne probleme te organizimit te Dhomes si dhe ato qe lidhen me trajnimin . Projekti per ngritjen e nje qendre per trajnimin fillestar dhe ate vazhdues u vleresua shume nga perfaqesuesja franceze.

Znj. Paoyard tha se do ti raportoje gjeresisht presidentit te Keshillit te larte te notariatit francez per takimin  duke percaktuar dhe nevojat e objektivat e ketij bashkepunimi.

U ra dakort qe se afermi te nenshkruhet nje marreveshje bashkepunimi ndermjet Dhomes Kombetare te notereve te Shqiperise dhe Keshillit te Larte te Notariatit Farancez


2


 

NJOFTIM

Pjesemarrje ne konferencen ” Per fuqizimin e grave nepermjet aksesit ne pronesine e tokes “

Nga data 10 – 12 Mars u zhvillua ne Tirane konferenca ” Per fuqizimin e grave permes sigurimit te aksesit ne toke ” . Konferenca u organiza nga GIZ per llogari te Qeverise Gjermane , FAO dhe UINL. Moren pjese ne kete konference perfaqesues nga ministrite e Drejtesise , Dhomave te notereve, Qendrave te ndryshme per te drejtat e grave, avokate , notere, punonjes te zyrave te regjistrimit te pasurive te paluajteshme nga Shqiperia, Bosnja – Hercegovina, Kosova, Serbia , Maqedonia e Mali i Zi .
Vendi yne u perfaqesua ne kete konference nga z. Bledar DERVISHAJ, drejtor kabineti ne Ministrine e Drejtesise, z. Fatmir LAÇEJ, zevendespresident i Dhomes Kombetare te Notereve dhe znj. Elona SALIAJ , notere ne Tirane
Konferenca konstatoi se te drejtat e grave mbi token jane jetike per zhvillimin e cdo vendi por megjithate ato vazhdimisht shkelen , mohohen apo thjesht nuk zbatohen.
Ne shume vende te Ballkanit perendimor grate kane me pak te drejta qe lidhen me token se sa burrat dhe shpesh ato kufizohen tek te ashtuquajturat ” Te drejta dytsore ne lidhje me token , pra ato gezojne te drejta mbi token vetem permes anetareve meshkuj te familjeve te tyre . Ne rast divorci , ne rast se mbeten te veja apo kur bashkeshorti emigron grate perballen me rrezikun e humbjes te se drejtes mbi token.
Pa te drejta te qarta pronesie grate nuk do mund te ishin ne gjendje te kryenin transaksione mbi token ta shisnin, jepnin me qira apo ta perdornin si kolateral ne rast te aplikimit per nje kredi .
Sipas Marcela Villarreal , drejtore ne Zyren e Partneritetit , Advokacise dhe Zhvillimit te Kapaciteteve ne FAO : Pengesat qe u dalin para grave ne zonat rurale dhe nuk i bejne te mundur te gezojne realisht te drejtat mbi token, jane te shumta dhe komplekse. Ato perfshijne qe nga problemet qe lidhen me standartet e pamjaftueshme ligjore deri tek zbatimi jo i duhur i ligjit apo te doket dhe zakonet e feja. Perqindja e grave dhe vajzave te regjistruara si pronare apo bashkepronare te tokes ne vendet e Ballkanit perendimor shkon nga 15-39 % madje ne disa rajone edhe 3%
Konferenca i zhvilloi punimet e saj ne tre panele .
Me interes u degjua fjala e z. Dervishaj per masat mbeshtetese qe po merr Ministria e Drejtesise ne kete drejtim . Po ashtu Znj. Maren Kneller , shefe e bashkepunimit ekonomik dhe zhvillimit ne ambasaden gjermane trajtoi kete problem ne prespektiven ggjermane .
Z. Laçej nga ana e tij foli per problemet qe dalin ne kete drejtim me ZRPP ne Tirane e rrethe , masat qe jane marre per regjistrimin e grave si bashkepronare dhe kerkoi qe specialistet ne zyrat e regjistrimit te trajnohen e ndergjegjesohen me shume per nje regjistrim sa me te efektshem si te atyre pronave sipas dispozitave te percaktuara ne vitin 2012 por edhe ato te meparshmet qe jane vene me mundin e djersen e te dy bashkeshorteve gjate marredhenieve bashkeshortore .
Znj. Saliaj tregoi disa raste ne punen e saj te perditeshme ku dilte qarte roli i rendesishem e i domosdoshem i noterit .


 

3 1

 


NJOFTIM

Nenshkruhet marreveshja e bashkepunimit ndermjet Dhomes Kombetare te Notereve te Shqiperise dhe Keshillit Kombetar te Notereve te Italise

Nga data 30 janar  – 1 shkurt 2017 nje delegacion i Dhomes Kombetare te Notereve te  te Shqiperise, i kryesuar nga znj. Mimoza SADUSHAJ, presidente e kesaj Dhome ,  zhvilloi nje vizite zyrtare ne Itali  me ftese te Keshillit Kombetar te Notereve te Italise.

Te dyja delegacionet zhvilluan bisedime te frutshme per thellimin e bashkepunimit ne fusha te ndersjellta . Ne fund te bisedimeve u nenshkrua dhe marreveshja e bashkepunimit ndermjet Dhomes Kombetare te Notereve te Shqiperise dhe Keshillit Kombetar te Notereve te Italise. Per palen shqiptare marreveshja u nenshkrua nga znj. Mimoza SADUSHAJ , presidente e Dhomes Kombetare te Notereve ndersa per palen italiane nga z. Salvatore LOMBARDO , president i Keshillit Kombetar te Notariatit Italian .

Marreveshja parashikon shkembimin e ndersjellte te informacionit, literatures, shkembim eksperience , vizita reciproke e grupe pune te notereve te te dyja vendeve.

Te dyja palet rane dakort te percaktojne dhe nje kalendar te perbashket te veprimtarive si dhe te ftojne noteret e vendeve perkatese te marrin pjese ne takime pune e seminare qe do te zhvillohen



NJOFTIM


Me date 14/1/2017 Asamblea e Pergjithsme e Dhomes Kombetare te Notereve zhvilloi mbledhjen e saj per zgjedhjen e Keshillit Kombetar te Dhomes si dhe presidentit e zv/presidentit te Dhomes Kombetare te Notereve .

Ne raportimin e  bere per veprimtarine e Keshillit Kombetar per mandatin e kaluar u vune ne dukje  rezultatet e arritura nga Notariati Shqiprtar si  brenda vendit ashtu dhe ne arenen nderkombetare.

U theksua fakti qe gjate mandatit te kaluar veprimtaria e institucionit te noterise pati nje  zhvillim e permiresim te rendesishem. Shume marreveshje bashkepunimi u lidhen me institucionet e tjera duke vene bashkepunimin tone ne baza institucionale. Pas 18 vitesh te funksionimit u mblodh Kongresi i Pare i notereve te Shqiperise qe hodhi piketat e punes pesevjecare .  U krijua regjistri elektronik i notereve , regjistri elektronik i testamenteve , regjistri elektronik i revokimit te prokurave , filloi funksionimin sistemi OSS per noteret, aksesi online per aplikimet ne ZVRPP etj.. Kompetenca te reja ju shtuan notereve dhe ne vecanti leshimi i vendimeve per trashegimite ligjore apo testamentare, gje qe e ben noterin nje  aktor te rendesishem dhe te domosdoshem ne sistemin e drejtesise .

Ne arenen nderkombetare pjesmarrja e perfaqesuesve tane ne takimet e Unionit boteror te notereve si dhe kontributi i dhene prej tyre ka bere qe zeri i  notariatit shqiptar te ndihet fuqishem ne kete Union. Vizitat e tre presidenteve te Unionit boteror te notereve si dhe e delegacioneve te ndryshme ne kongresin e pare apo dhe ne jubileun e 20 tFotoe Noteriatit te lire e te pavarur ne Shqiperi jane deshmi e plote per kete rol te Notariatit Shqiptar .

Marreveshjet e bashkepunimit  dhe  vizitat e delegacioneve zyrtare te Dhomes Kombetare te Notereve jashte vendit tregojne se Institucioni i Noterise po synon shume dhe hapjen e trajnimit vazhdues per tu bere te afte te perballojme punen per Shqiperine e neserme ne Bashkimin Europian .

Nje kontribut te rendesishem ka dhene Dhoma Kombetare edhe ne draftimin e ndryshimeve te ligjit “ Per Noterine “ ku synimi ka qene perafrimi me legjislacionin e vendeve te Bashkimit Europian

Ne perfundim te takimit u zgjodh dhe Keshilli Kombetar i Dhomes se Notereve I perbere nga

Mimoza Sadushaj,Fatmir Laçej,Violeta Sulkaj,Enkeleda Hoxha,Genta Brati,Xhevahire Brahaj,Julian Zhelegu,Islam Hysolli,Albana Hoti,Irena Bimo,Ardjan Karroqe,Arben Kopliku,Fitnete Lika,Firdes Shuli

Presidente e Dhomes Kombetare te Notereve u zgjodh Znj. Mimoza Sadushaj

Zevendes President i Dhomes Kombetare te Notereve u zgjodh Z. Fatmir Laçej

 

 

 




DHOMA   KOMBËTARE E NOTERËVE 

REZULTATET E PROVIMIT TЁ NOTERISЁ DT. 18/12/2016

PER TE PARE LISTEN   KLIKO KETU 


DHOMA KOMBËTARE E NOTERISË

LISTA E KANDIDATEVE QE KUALIFIKOHEN PËR TË MARRË PJESË NË

PROVIMIN E KUALIFIKIMIT PËR USHTRIMIN E PROFESIONIT TË NOTERIT,

TË DATËS 18.12.2016

Per Te Pare Listen KLIKO KETU


DHOMA KOMBËTARE E NOTERISË

LISTA E KANDIDATEVE QE SKUALIFIKOHEN PËR TË MARRË

PJESË NË PROVIMIN E KUALIFIKIMIT PËR USHTRIMIN E

PROFESIONIT TË NOTERIT, TË DATËS 18.12.2016

Per te Pare listen KLIKONI KETU


DHOMA KOMBËTARE E NOTERËVE

LISTA E KANDIDATËVE PËR TË MARRË PJESË NË PROVIMIN E KUALIFIKIMIT PËR USHTRIMIN E PROFESIONIT TË NOTERIT.

Per te Pare listen Kliko Ketu


DHOMA   KOMBËTARE E NOTERËVE

LISTA E KANDIDATËVE PËR PLOTËSIM DOKUMENTACIONI PËR TË MARRË PJESË NË PROVIMIN E KUALIFIKIMIT PËR USHTRIMIN E PROFESIONIT TË NOTERIT

Dokumentacioni duhet te plotesohet nga kandidatet brenda dates 15.12.2016.

Per te pare listen Kliko Ketu


DHOMA KOMBËTARE E NOTERËVE

LISTA E KANDIDATËVE QË SKUALIFIKOHEN PËR TË MARRË PJESË NË PROVIMIN E KUALIFIKIMIT PËR USHTRIMIN E PROFESIONIT TË NOTERIT

Per te pare listen Klikoni Ketu


Urdhri i Ministrit te Drestesise Z.Ylli Manjani per provimin e Notereve

Dokumentacioni mund ta shkarkoni ketu

Urdher Ministria e Drejtesis


Njoftim lidhur me procedoren dhe shpalljen e Provimit

Dokumentacionin mund ta shkarkoni ketu

Njoftim per Proceduren e Provimit


Dokumentacioni qe nevojitet per tu paraqitur ne provim

Dokumentacionin mund ta shkarkoni ketu

Dokumentacioni per Provimin


RREGULLAT E PROVIMIT TE KUALIFIKIMIT

PËR MARRJEN E LICENCËS SE USHTRIMIT TË PROFESIONIT TË NOTERIT

Dokumentacionin mund ta shkarkoni ketu

Rregullat e provimit te kualifikimit


Formulari i Vetedeklarimit dhe Fatura

Dokumentacionin mund ta shkarkoni ketu

Formulari i vetedeklarimit dhe fatura per arketim