Rr.Vaso Pasha
Tirana,Albania

Historiku

Institucioni i noterisë në vendin tonë daton në një periudhe shumë të hershme në vitet 1210. Në qytetet shqiptarë të mesjetës shërbenin një numër i konsiderueshëm noterësh, sidomos në Durrës, te cilët ishin organizuar në esnafe.

Noterët shqiptarë, për shkak të traditave të vjetra bizantine, ishin të njohur në shek. XIV-XV edhe jashtë kufijve të vendit. Për ta kishte kërkesa si noterë dhe kancelarë në brigjet e Dalmacisë, si në Raguzë e gjetkë’’.

Gjuha e akteve noteriale ishte greqishtja dhe latinishtja, si gjuhë kulture të kohës.Noterët emëroheshin nga shteti, por vetë noteria nga pikpamja juridike nuk ishte një institucion shtetëror. Noteri ishte vetëm hartuesi i akit noterial dhe një nga dëshmitarët që e firmoste atë. Përveç noterit, aktin noterial e nënshkruanin edhe dy dëshmitarë të tjerë që vërtetonin përmbajtjen e tij.

Aktet noteriale bëheshin me shpërblim dhe përbenin një burim të mirë të ardhurash për esnafin e noterëve. Gjatë sundimit venedikas, kancelarët e rektorëve i ndaluan noterët vendas të ushtronin mjeshtërinë e tyre për të përvetësuar të ardhurat përkatëse. Kjo solli protestën e qytetarëve të Drishtit me 1393 dhe të Durrësit me 1401 pranë Senatit të Venedikut, i cili, krahas noterëve venedikas, u detyrua të lejonte edhe noterët vendas të hartonin akte noteriale.

Ligji i parë për noterinë u adaptua me kodin civil të vitit 1929 bazuar në kodin e Napolonit. Noteria shqiptare si një shërbim privat e publik që kryen veprimtari juridike për personat fizike dhe juridike, shqiptarë dhe të huaj në përputhje të plotë me kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe konventat ndërkombëtare, me ndihmën e Këshillit të Europës, u përcaktua dhe filloi të funksionojë në bazë të ligjit Nr. 7829 datë 1.6.1994.

Ky ligj i njohu noterëve të drejtën për tu organizuar si organizëm i pavarur vetëqeverisës dhe të ushtrojë aktivitet si person juridik. Në bazë të strukturave të pranuara nga ligji dhe statuti i saj , të përcaktuara dhe në statutin e Unionit Ndërkombëtar Latin ku ne aderojmë që prej majit të vitit 1995 institucioni ynë i noterisë u organizua në 6 dhoma noterie në bazë zonale dhe gjithashtu u organizua Dhoma Kombëtare e Noterisë sipas statutit të miratuar.

Ligji përcakton se me ushtrimin e profesionit të tij noteri është i lire dhe i nënshtrohet vetëm ligjit. Kështu në marrëdhënie me klientët ai vepron në mënyre të pavarur nga shteti dhe organizmat që veprojnë në Shqipëri.

Kërkesat që lidhen me të drejtën për ushtrimin e profesionit të noterit, kompetencat, të drejtat, detyrat e noterëve, organizimi dhe përfaqësimi i tyre profesional, kompetencat në ushtrimin e kontrollit mbi aktivitetin e tij nga Ministria e Drejtësisë dhe adoptimi i masave disiplinore … etj., u përcaktuan ne këtë ligj. Aktualisht në vendin tonë ushtrojnë veprimtari në fushën e noterisë gjithsej 320 noterë, nga te cilët 120 punojnë vetëm në Tiranë.

Presidente e parë e Notariatit Shqiptar në vitin 1994 u zgjodh Znj. Shpresa Kurti e cila e mbajti këtë detyrë për 12 vjet me radhë.

Institucioni i Noterisë është i organizuar në një Dhome Kombëtare dhe gjashte dhoma rajonale. Dhoma Kombëtare e Noterëve , është zgjedhur nga Asambleja dhe Këshilli i saj përbehet nga shtate anëtare, të cilët do të ushtrojnë mandatin e tyre për një periudhe pesë vjeçare