Njoftim lidhur me procedoren dhe shpalljen e Provimit
Dokumentacionin mund ta shkarkoni ketu
Njoftim per Proceduren e Provimit
Njoftim lidhur me procedoren dhe shpalljen e Provimit
Dokumentacionin mund ta shkarkoni ketu
Njoftim per Proceduren e Provimit
Urdhri i Ministrit te Drestesise Z.Ylli Manjani per provimin e Notereve
Dokumentacioni mund ta shkarkoni ketu
Njoftim lidhur me proceduren dhe shpalljen e Provimit
Dokumentacionin mund ta shkarkoni ketu
Njoftim per Proceduren e Provimit
Dokumentacioni qe nevojitet per tu paraqitur ne provim
Dokumentacionin mund ta shkarkoni ketu
RREGULLAT E PROVIMIT TE KUALIFIKIMIT
PËR MARRJEN E LICENCËS SE USHTRIMIT TË PROFESIONIT TË NOTERIT
Dokumentacionin mund ta shkarkoni ketu
Rregullat e Provimit Te Kualifikimit
Formulari i Vetedeklarimit dhe Fatura
Dokumentacionin mund ta shkarkoni ketu
Formulari i vetedeklarimit dhe fatura per arketim
Nje delegacion I Shoqates se Notereve kineze zhvilloi nje vizite pune ne Shqiperi.Delegacioni perbehej nga drejtore drejtorie te shoqates se notereve , kryesohej nga z. Hao Chiyong, President Nderi i Dhomës Kineze të Noterisë, me mjaft detyra të rëndësishme qeveritare në të kaluarën, mes tyre edhe Zv/Ministër i Drejtësisë dhe kishte ne perberje dhe presidenten aktuale te notariatit kinez , znj. Ding Lu , e cila eshte dhe zv/presidente e Unionit Nderkombetar Latin.
Vizita zhvillohej ne kuadrin e marreveshjes se bashkepunimit te nenshkruar ne Pekin ndermjet dy notariateve . Ky eshte takimi i trete qe zhvillohet ne kuader te kesaj marrevevshje.
Delegacioni kinez zhvilloi bisedime me delegacionin shqiptar te kryesuar nga presidentja e Dhomes Kombetare te Notereve, znj. Mimoza SADUSHAJ . Gjatë diskutimit të pranishmit kanë vlerësuar nisjen prej kohësh të një bashkëpunimi mes dy shërbimeve dhe kanë evidentuar premisat pozitive për një ecuri të suksesshme të këtij bashkëpunimi, i cili do të intensifikohet përmes shkëmbimit të eksperiencës së ndërsjelltë dhe trajnimeve të përbashkëta.
U theksua nga te dyja palet nevoja e intensifikimit te marredhenieve dhe shkembimit te informacionit dhe literatues ne sherbim te veprimtarive noteriale .
U ra dakort qe per te gjitha veprimtarite qe do te zhvillohen ne kuadrin e trajnimit palet do te ftojne notere nga te dyja vendet ne menyre qe te bejne te njohur legjislacionin e fushes perkatese.
Delegacioni kinez u prit dhe nga Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani.
Ministri Manjani e vlerësoi veçanërisht këtë takim referuar faktit se ai u zhvillua në kuadër të zhvillimeve që lidhen më një shërbim i cili ka patur vëmendjen e tij të herëpashershme
Z.Manjani u ndal në rëndësinë e rritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve noteriale, të cilat ai i ka promovuar edhe përmes nismash konkrete.
Sipas tij, referuar rritjes së transaksioneve ekonomike mes Kinës dhe Shqipërisë do të kërkohej një vëmendje edhe më e veçantë ndaj shërbimit notarial, përsa kohë njerëzit e biznesit kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe të sigurta.
Ministri Manjani e ka inkurajuar shtrirjen e mëtejshme të bashkëpunimit të Dhomës së Notariatit Shqiptar me të tjera simotra në Evropë apo edhe më gjerë, duke theksuar se vlera e një akti noterial duhet të jetë kudo i njëjtë.
Ndërmarrja e hapave konkrete lidhur me mundësimin e njohjes ndërkombëtarisht të akteve noteriale, sikurse bëri me dije edhe z. Chiyong, ka qenë një ndër temat e diskutuara gjerësisht mes përfaqësueve të notariatit shqiptar dhe atij kinez.