Njoftim per takimin e organizuar me Drejtorine e Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave

Njoftim per takimin e organizuar me Drejtorine e Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave


Ne kuader te bashkepunimit ndermjet Dhomes Kombetare te Notereve  dhe Drejtorise se Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave me 30/03/2018  u organizua ne ambjentet e  Muzeut Historik Kombetar takimi me noteret e qytetit te Tiranes . Ne takim moren pjese drejtori i pergjithshem i Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave z. Arlind GJOKUTAJ dhe presidentja e Dhomes Kombetare te Noterve znj. Mimoza SADUSHAJ

Qellimi I ketij takimi ishte  adresimi i mangesive te evidentiuara gjate procesit te vleresimit nga Komiteti Moneyval, rritja e nivelit te njohurive te  notereve, domosdoshmeria e perdorimit te metodave me baze risku dhe ndergjgjegjesimi i metejshem i noterve si subjekt raportues i ligjit Ne takim z. Gjokutaj pasi vleresoi punen e notereve ne kete drejtim beri te njohur dhe problematikat e dala nga inspektimi i Komitetit Moneyval.

Znj. SADUSHAJ vleresoi edhe  njehere bashkepunimin e frytshem ndermjet dy institucioneve dhe kerkoi nga noteret qe te shtojne me teper vigjilencen per te dhene nje kontribut me te madh ne formalizimin e ekonomise.

  1. Fatmir LAÇEJ zv/president i Dhomes Kombetare te Notereve dhe person I kontaktit me Drejtorine e Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave theksoi nevojen e analizes se rasteve dhe raportimit efikas te transaksioneve te dyshimta

Ne takim foli dhe z. Artan TRESKA, kryetar i Dhomes se Notereve te Tiranes, i cili

Vleresoi takimin e organizuar

Ne perfundim z. Dritan VAKAJ , pergjegjes i sektorit te Inspektimit beri nje permbledhje te rendesishme te legjislacionit per parandalimin e pastrimit te parave si dhe paraqiti nje sere statistikash e konkluzionesh ne dobi te permiresimit te punes

 



IMG-20180409-WA0002 IMG-20180409-WA0003 IMG-20180409-WA0001

 



 

Njoftim per takimin e organizuar ne Dresden per Dixhitalizimin e Noterive te Ballkanit

Njoftim per takimin e organizuar ne Dresden per Dixhitalizimin e Noterive te Ballkanit


Në datat në datat 27 shkurt – 3 mars 2018, Agjencia e Bashkëpunimit për Zhvillimin Gjerman (GIZ), organizoi një vizitë studimore në Gjermani me fokus dixhitalizimin e shërbimit noterial shqiptar.

Në kuadër të projektit Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Reforma Ligjore (ORF LR), Agjencia e Bashkëpunimit për Zhvillimin Gjerman (GIZ) është duke zbatuar projektin “Lidhja elektronike e noterëve dhe e zyrave të regjistrimit”.

Kjo vizitë, u organizua në bazë të marrëveshjes së arritur me Dhomat Kombëtarë të Noterive të Ballkanit gjatë takimit pararendës të zhvilluar në Podgoricë, Mal i Zi në datat 2 dhe 3 nëntor 2017.

GIZ dhe Dhoma Federale e  Notereve te Gjermanise organizuan gjate tre diteve te punes se ketij eventi nje axhende me prezantime Live te Sistemit Elektronik te Notereve te landit te Saksonise (Dresden), sistemit elektronik te Regjistrave Tregetar dhe Regjistrit te Pasurive te Paluajteshme te landit, si dhe raportime dhe diskutime midis Dhomave Kombetare te Noterise se Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, Kroacise, Serbise, Bosnje Hercegovines.

 

Tema kryesore e kesaj vizite studimore ishte:

Dixhitalizimi i proceseve te punes se nje zyre noteriale referuar bashkepunimit midis Noterit dhe Regjistrave Publike.

Qasja drejt bashkepunimit dhe komunikimit elektronik Noter-Regjistra Publike eshte disktuar Dhomat e Noterise se Ballkanit duke ju referuar elementeve te meposhtem:

a-        Besueshmeria e Regjistrave Publike

b-        Aksesi i Noterit Publik tek te dhenat e regjistrave

c-         Komunikimi i sigurt elektronik midis noterit dhe regjistrave

d-        Implementimi i sistemit te komunikimit noter-regjister referuar:

  • Parakushteve te parashikuara nga legjislacionit ne fuqi
  • Parakushteve dhe kerkesave teknike te fushes se IT

Ne kuader te prezantimit te procesit te dixhitalizimit nga Dhomat e Noterise se Ballkanit, rasti i Noterise Shqiptare eshte prezantuar ne takim nga z. Vasil Martini, ne emer te Dhomes Kombetare te Notereve.

Ne prezantim eshte identifikuar qe ne Shqiperi, ekziston legjislacioni rregullues per procesin e Firmes Elektronike dhe Dokumentit Elektronik  (Ligjet Nr.9880, datë 25.2.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik”, dhe nr 10273 datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”)

Ne prezantim theks i vecante i eshte vene sistemit elektronik te investuar nga Dhoma Kombetare e Noterise.

Sistemi NISA-Notarial Information System of Acts, eshte prezantuar e detajuar nga Dhoma Kombetare e Noterise.

Nje nga funksionet e zhvilluara te platformes “NISA” eshte komunikimi dhe interoperabiliteti me databaza te tjera shteterore. Ne kete aspekt, gjenerimi i dokumentave noteriale te firmosur elektronikisht nga noteri (ne rastin konkret Kontrata e transaksionit per pasuri te paluajteshme ose te luajteshme) eshte prezantuar si nje lehtesim per punen e zyres noteriale nga njera ane, por nga ana tjeter edhe per agjensite regjistruese (ZQRPP, DPSHTR) te cilat jane pjese te dokumentacionit te tyre te brendshem (dosja e pasurise, dosja e automjetit)  kontratat e nenshkruara para noterit.

Gjate prezantimit nga Dh.K.Noterise jane identifikuar synimet e implementtimit te sistemit elektronik te Notereve:

  • te prodhoje në mënyre automatike dokumentin elektronik duke dixhitalizuar arkivën dokumentare te akteve noteriale,
  • te siguroje autenticitetin e aktit noterial elektronik nëpërmjet firmosjes elektronike nga ana e noterit.
  • te garantoje integrimin dhe shkëmbimin dy drejtimesh të të dhënave nga/drejt aktoreve pjesëmarrës në një transaksion noterial,
  • te siguroje administrim financiar të aktivitetit të çdo zyre noteriale dhe te raportoje për agjencitë e sistemit të tatim taksave në vend ne kohe reale për aktivitetin e kryer.

DH.K.Noterise raportoi qe sistemi NISA eshte ne faze testimi dhe pritet qe brenda ketij viti te implementohet duke siguruar:

  • Dixhitalizimin e arkives shkresore te dokumentave noteraile drejt zevendesimit total te saj
  • Krijimi i nje platforme per transferim dokumentash elektronike
  • Perdorimin e teknologjise me te fundit per biznesin notarial
  • Permiresimi i sigurise nepermjet partneritetit midis noterise dhe agjensive qeveritare (AKSHI) (Aplikacionet e-government)
  • Permiresim te reputacionit te biznesit dhe sherbimeve qe i ofrohen publikut

Per te pranishmit ne takim, u prezantuan dhe strategjia afatshkurter e Notariat Shqiptar sipas pikave te meposhtme:

Gjate takimeve te organizuar prane strukturave mikpritese te kesaj vizite studimore jane identifikuar gjetjet e meposhtme per rastin e Notariatit gjerman:

  • Sistemi elektronik i dixhitalizimit te akteve noteriale te Dhomes Federative te Gjermanise ishte investim dhe ne pronesi te Notariatit Gjerman (sistemi X Notar)
  • Komunikimi elektronik i noterit me Regjistrat Publike ne Gjermani behej vetem nepermjet sistemit elektronik te instaluar prane zyres se cdo Noteri.
  • Integrimi i te dhenave nga specialistet e Regjistrave Publike behej ne menyre automatike duke shfrytezuar dosjen elektronike te transmetuar nga Noteri.
  • Komunikimi Noter-Regjister ishte i dyanshem dhe te gjitha njoftimet midis institucioneve kryhen vetem ne rruge elektronike (Dergimi i aplikimit, procesimi, njoftimi i perfundimit te transaksionit/regjistrimit nga ana e Institucioneve pergjegjese per azhornimin e te dhenave te regjistrave (regjistri i pasurive, regjistri tregetar)
  • Kartat elektronike individuale te cdo noteri, sherbenin per firmosjen elektronike te cdo dokumenti noterial. Keto karta ishin ne pronesi te Dhomes Federative te Noterise.
  • Legjislacioni rregullues per gjithe kete proces komunikimi ishte i plote duke vendosur Noterin si personin e autorizuar per te aplikuar drejt Regjistrave Publike ne Gjermani.

Pare nga kendveshtrimi i dixhitalizimit te notariatit shqiptar, Dhoma Kombetare e Noterise konsideron se gjetjet e mesiperme ne aspektin teknik mund te konsiderohen si aktualisht te planifikuara si module te platformes elektronike “NISA”

Nga ana tjeter, Dhoma Kombetare e Noterise konsideron si shume te rendesishem parashikimin ligjor nepermjet Ligjit te ri per Noterine, me qellim ofrimin e mundesise se  Dhomes Kombetare per hartimin e dokumentit elektronik noterial, duke siguruar keshtu autenticitetin e ketij dokumenti nepermjet firmosjes elektronike nga Noteri.

Konkluzione dhe rekomandime nga vizita studimore

Ne perfundim te aktivitetit, GIZ dhe Dhoma Federative e Noterise Gjermane shperndau nje material per tu perdorur ne formen e nje marreveshjeje 4 paleshe duke ftuar Dhomat e Noterise se Ballkanit dhe Ministrite e Drejtesise respektive per firmosjen e ketij akti.

Kjo marreveshje, e konsideruar si marreveshje e “Qellimit te Mire” fton Ministrite e Drejtesise se ketyre vendeve te bashkepunojne me Dhomat Kombetare te Noterise ne drejtim te formalizimit te bashkepunimit midis Noterit dhe Regjistrave Publike te te dhenave.


 

Marreveshja e bashkepunimit ndermjet Dhomes Kombetare te Notereve edhe Dhomes Fedefrale te notereve te se drejtes civile gjermane .



Me date 16/01/2018 eshte nenshkruar marreveshja e bashkepunimit ndermjet Dhomes Kombetare te Notereve  edhe Dhomes Fedefrale te notereve te te drejtes civile gjermane .

Marreveshja per palen shqiptare u nenshkrua nga presidentja e Dhomes Komebtare te notereve te Shqiperise , znj. Mimoza SADUSHAJ ndersa per palen gjermane nga zv/presidenti I Dhomes federale te noterevete  te se drejtes civile gjermane z. Richard Bock Para nenshkrimit ministrja e drejtesise znj. Etilda GJONAJ priti delegacionin gjerman dhe shkembeu me te nje bisede miqesore dhe konstruktive , duke falenderuar Dhomen Federale gjermane per mbeshtetjen dhe ndihmesen qe i jep notariatit shqiptar. Z. Richard Bock garantoi se Dhoma e notereve gjermane do te vazhdoje te mbeshtese notariatin shqiptar ne perafrimin e legjislacionit si dhe ne trajnimet e ndryshme .

Gjate nenshkrimit znj. Sadushaj foli per sfidat dhe rolin e notariatit shqiptar ne rrugen per integrimin ne familjen europiane .

Marreveshja parashikon shkembime informacioni e dokumentacioni, pjesemarrrje ne seminare e konferenca ,organizimin e veprimtarive te perbashketa , shkembime delegacionesh e grupe pune etj



IMG-20180118-WA0005 IMG-20180118-WA0003 IMG-20180118-WA0004


 

Kongresi i notariatit shqiptar beri jehone pozitive dhe ne Unionin Nderkombetar te Notereve


Me 16 dhjetor 2017 u zhvillua kongresi i dyte i notereve te Shqiperise Ne kongres nderuan me pjesemarrjen e tyre dhe Presidenti i Republikes, shkelqesia e tij z. Ilir Meta, Nenkryetarja e parlamentit znj. Vasilika HYSI , presidenti i Unionit Nderkomnbetar te Notereve z. Marqueno de Llano , zv/presidentja e ketij Unioni znj. Sigrun Feller, personalitete te drejtesise si dhe 17 delegacione te huaja .

Tema e kongresit ishte Dixhitalizimi , prioritet per nje veprimtari moderne noteriale Fjalen e hapjes e mbajti presidentja e Dhomes Kombetare te Notereve znj. Mimoza SADUSHAJ , e cila beri nje permbledhje te punes dhe arritjeve the notariatit shqiptar , e fokusuar kjo dhe ne dixhitalizimin e veprimtarise noteriale duke filluar nga sistemi OSS per noteret e deri tek regjistrat elektronike dhe marreveshja me Agjencine e shoqerise se informacionit . Porosi e keshilla te vlefshme dhane ne kongres dhe presidenti i Republikes, nenkryetarja e Parlamentit dhe presidenti i Unionit Nderkombetar te Noterve . Ne kongres u mbajten tema per sigurine ne transaksionet ekonomike, sfidat europiane te dixhitalizimit si dhe per domosdoshdoshmerine e rolit te noterit

Kongresi .u mbyll me mbremjen festive ku asistoi dhe ministrja e Drejtesise znj. Etilda Gjonaj , e cila pershendeti te gjithe noteret dhe dha porosi te rendesishme

Zhvillimi me sukses I kongresit pati jehonen e tij dhe ne unionin nderkombetar te notereve , I cili ne faqen e tij ne web shkruan si vijon:

On December 16, 2017, the Albanian National Chamber of Notaries held its annual Congress.

The President of the National Chamber of Notaries, Mimoza Sadushaj, opened the day together with the President of the International Union of Notaries, Jose Marqueño de Llano, in presence notably of the President of the High Court Mr. Xhezair Zaganjori.

The Congress first work theme was dealing with the “Role and Responsibility of the Notary in Economic Transactions”.

The second discussion was about “The necessity of the notaries in the Economic and Social Life of the Country”.

All topics exposed during the Congress were of high interest for nowadays notaries: prevention of money laundering, mediation, digitalization.

In 2016, the Albanian notaries dealt with over 1.675.000 notarial documents, 27.000 real estate transactions.

UINL President, José Marqueño de Llano, during its opening speech, highlighted the crucial necessity for notaries to get actively involved in the fight against money laundering, in collaboration with their governments and institutions, as notaries have a public function to serve and be a key associate in that matter.



IMG-20180106-WA0003 IMG-20180107-WA0009 IMG-20180106-WA0004

 

NJOFTIM


Nje grup prej 20 noteresh nga Shqiperia mori pjese ne kremtimin e 5 vjetorit te Notariatit Kosovar .

E pranishme  ne kremtime ishte dhe ministrja e Drejtesise e Republikes se Kosoves  si dhe presidenti i Unionit Nderkombetar te Notereve

Znj. Mimoza SADUSHI , presidente e Dhomes Kombetare te Notereve mbajti nje fjale per rolin e noterit ne zhvillimin ekonomik e social te vendit , fjale e cila u prit me shume interes


 

NJOFTIM


 


Nga data 1 – 4 Qershor u zhvillua ne Ankara kongresi i 46 i Notereve te Turqise . Ne kongres ishte i ftuar dhe nje delegacion i Notariatit Shqiptar. Z. Fatmir LAÇEJ,  zv/president i Dhomes  Kombetare te Notereve pershendeti kongresin ne emer te notariatit shqiptar dhe shprehu vullnetin e pales shqiptare per forcimin e marredhenieve te bashkepunimit ndemjet dy notariateve . U ra dakort per nenshkrimin e nje marreveshje bashkepunimi midis dy notariateve , marreveshje qe do te nenshkruhet ne muajin Shtator 2017

 


 

NJOFTIM




 

Homazh per juristen e nderuar Myrvete Permeti

Te aferm , miq e kolege u mblodhen para disa ditesh per te festuar 80 vjetorin e juristes se nderuar dhe koleges tone znj. Myrvete Permeti , e cila eshte ndare nga jeta para pak kohesh.

Myrvetja tere jeten e saj  dha nje kontribut te pacmuar  ne fushen e drejtesise . ne te gjitha pozicionet ku punoi ne Gjykaten e Larte, ne avokati, ne noteri . Gjithmone e dashur, profesioniste e denje , e pakursyer per te ndihmuar te tjeret , shkelqeu ne cdo fushe ne ate te avokates, keshilltares juridike, noteres dhe mbi te gjitha te nenes shembullore qe rriti  femije te mrekullueshem  e profesioniste… keto ishin fjalet me te cilat u shpreh dhe Znj. Mimoza SADUSHAJ, presidente  Dhomes Kombetare te Notereve

Jeten e pati te shkurter por jeta e saj nxorri ne pah vlerat e saj te medha , dashurine per familjen , per shoket e shoqet, per koleget . Jeta  e saj eshte nje  shembull per te gjithe  miqte e koleget   , shembull qe na ndihmon si te ecim ne jete.

Ne koleget jemi krenar qe patem midis nesh nje nga themelueset e notariatit shqiptar, nje kolege qe la gjurme ne profesionin e saj, gjurme neper te cilat do te ecin sa e sa kolege te rinj .


 

NJOFTIM

Ne ambasaden e Republikes Federale te Gjermanise  Ministri i i Drejtesise i Bavarise Prof. Dr. Winfried  BAUSBACK me kerkesen e tij priti ne nje takim drejtuesit e Notariatit Shqiptar . Ne takim ishte e pranishme dhe znj. Hanke HOLSTEIN , zv. Ambasadore dhe z. Lavrov TOMASIC , perfaqesues i Dhomes Federale te Notariatit Gjerman.

  1. Minister shprehu kenaqesine e tij dhe gatishmerine e plote per mbeshtetjen qe notariati gjerman

i jep notariatit ne Shqiperi , mbeshtetje e cila do te kulmoje me nenshkrimin e marreveshjes se bashkepunimit ndermjet dy Dhomave te Noterise.  Ministri BAUSBACK theksoi se ne Gjermani persona me integritet e profesionalizem te larte kryejne sherbimet noteriale dhe ne jemi te kenaqur nga puna e tyre por jam njoftuar se edhe ne Shqiperi notariati ka pesuar nje progres te dukshem   ne sherbimin ndaj komunitetit.

Presidentja e Dhomes Kombetare te Notereve znj. SADUSHAJ e konsideroi nje nder dhe privilegj ftesen e bere nga Ministri gjerman i Drejtesise dhe falenderoi ne menyre te vecante Ministrine e Drejtesise , Ambasaden Gjermane ,  IRZ , GIZ dhe Dhomen Federale te Notereve ne Gjermani  te cilet kane qene te gatshem te ndihmojne Notariatin ne Shqiperi . Ajo tha se se shpejti do te nenshkruhet nje marreveshje bashkepunimi e cila do te ve mbi baza institucionale bashkepunimin tone . Ajo e njohu Ministrin  BAUSBACK me arritjet e Notariatit ne Shqiperi ne drejtim te profesionalizmit dhe permiresimit te sherbimit ne komunitet. Ne vecanti ajo u ndal ne punen qe po behet per miratimin e draftit te ligjit per Noterine dhe dixhitalizimit duke permendur dhe projektet ne kete drejtim


IMG-20170411-WA0006
IMG-20170411-WA0006
« 1 of 2 »

 

NJOFTIM

Takim me perfaqesuesen e notariatit francez 

Me daten 12/03/2017 zevendes/presidenti i Dhomes Kombetare te Notereve, z. Fatmir LAÇEJ pati nje takim pune me perfaqesuesen e Keshillit te Larte te notariatit francez, znj Caroline GINGLINGER-POYARD  , e mandatuar nga presidenti i Keshillit te larte te notriatit francez,  me te cilen zhvilloi nje bisede per forcimin e bashkepunimit ndermjet dy notariateve .

Znj. Poyard u interesua shume per ecurine e notariatit shqiptar dhe tha se nga takimet nderkombetare dhe ne kuadrin konferencave te ndryshme te UINL del e qarte notariati ne Shqiperi ka pasur nje progres te vazhdueshem , ne vecanti me dixhitalizimin e sherbimit noterial.Z. Fatmir LAÇEJ  e njohu perfaqesuesen e notariatit francez me ecurine e notariatit ne Shqiperi ,  me projektet e sukseshme ne fushen e dixhitalizimit te sherbimeve noteriale , me projektligjin per ndryshime ne ligjin per Noterine , duke u ndalur ne menyre te vecante  ne probleme te organizimit te Dhomes si dhe ato qe lidhen me trajnimin . Projekti per ngritjen e nje qendre per trajnimin fillestar dhe ate vazhdues u vleresua shume nga perfaqesuesja franceze.

Znj. Paoyard tha se do ti raportoje gjeresisht presidentit te Keshillit te larte te notariatit francez per takimin  duke percaktuar dhe nevojat e objektivat e ketij bashkepunimi.

U ra dakort qe se afermi te nenshkruhet nje marreveshje bashkepunimi ndermjet Dhomes Kombetare te notereve te Shqiperise dhe Keshillit te Larte te Notariatit Farancez


 


 

NJOFTIM

Pjesemarrje ne konferencen ” Per fuqizimin e grave nepermjet aksesit ne pronesine e tokes “

Nga data 10 – 12 Mars u zhvillua ne Tirane konferenca ” Per fuqizimin e grave permes sigurimit te aksesit ne toke ” . Konferenca u organiza nga GIZ per llogari te Qeverise Gjermane , FAO dhe UINL. Moren pjese ne kete konference perfaqesues nga ministrite e Drejtesise , Dhomave te notereve, Qendrave te ndryshme per te drejtat e grave, avokate , notere, punonjes te zyrave te regjistrimit te pasurive te paluajteshme nga Shqiperia, Bosnja – Hercegovina, Kosova, Serbia , Maqedonia e Mali i Zi .
Vendi yne u perfaqesua ne kete konference nga z. Bledar DERVISHAJ, drejtor kabineti ne Ministrine e Drejtesise, z. Fatmir LAÇEJ, zevendespresident i Dhomes Kombetare te Notereve dhe znj. Elona SALIAJ , notere ne Tirane
Konferenca konstatoi se te drejtat e grave mbi token jane jetike per zhvillimin e cdo vendi por megjithate ato vazhdimisht shkelen , mohohen apo thjesht nuk zbatohen.
Ne shume vende te Ballkanit perendimor grate kane me pak te drejta qe lidhen me token se sa burrat dhe shpesh ato kufizohen tek te ashtuquajturat ” Te drejta dytsore ne lidhje me token , pra ato gezojne te drejta mbi token vetem permes anetareve meshkuj te familjeve te tyre . Ne rast divorci , ne rast se mbeten te veja apo kur bashkeshorti emigron grate perballen me rrezikun e humbjes te se drejtes mbi token.
Pa te drejta te qarta pronesie grate nuk do mund te ishin ne gjendje te kryenin transaksione mbi token ta shisnin, jepnin me qira apo ta perdornin si kolateral ne rast te aplikimit per nje kredi .
Sipas Marcela Villarreal , drejtore ne Zyren e Partneritetit , Advokacise dhe Zhvillimit te Kapaciteteve ne FAO : Pengesat qe u dalin para grave ne zonat rurale dhe nuk i bejne te mundur te gezojne realisht te drejtat mbi token, jane te shumta dhe komplekse. Ato perfshijne qe nga problemet qe lidhen me standartet e pamjaftueshme ligjore deri tek zbatimi jo i duhur i ligjit apo te doket dhe zakonet e feja. Perqindja e grave dhe vajzave te regjistruara si pronare apo bashkepronare te tokes ne vendet e Ballkanit perendimor shkon nga 15-39 % madje ne disa rajone edhe 3%
Konferenca i zhvilloi punimet e saj ne tre panele .
Me interes u degjua fjala e z. Dervishaj per masat mbeshtetese qe po merr Ministria e Drejtesise ne kete drejtim . Po ashtu Znj. Maren Kneller , shefe e bashkepunimit ekonomik dhe zhvillimit ne ambasaden gjermane trajtoi kete problem ne prespektiven ggjermane .
Z. Laçej nga ana e tij foli per problemet qe dalin ne kete drejtim me ZRPP ne Tirane e rrethe , masat qe jane marre per regjistrimin e grave si bashkepronare dhe kerkoi qe specialistet ne zyrat e regjistrimit te trajnohen e ndergjegjesohen me shume per nje regjistrim sa me te efektshem si te atyre pronave sipas dispozitave te percaktuara ne vitin 2012 por edhe ato te meparshmet qe jane vene me mundin e djersen e te dy bashkeshorteve gjate marredhenieve bashkeshortore .
Znj. Saliaj tregoi disa raste ne punen e saj te perditeshme ku dilte qarte roli i rendesishem e i domosdoshem i noterit .


 

3 1