1ll

Njoftim per takimin e organizuar ne Dresden per Dixhitalizimin e Noterive te Ballkanit

Njoftim per takimin e organizuar ne Dresden per Dixhitalizimin e Noterive te Ballkanit


Në datat në datat 27 shkurt – 3 mars 2018, Agjencia e Bashkëpunimit për Zhvillimin Gjerman (GIZ), organizoi një vizitë studimore në Gjermani me fokus dixhitalizimin e shërbimit noterial shqiptar.

Në kuadër të projektit Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Reforma Ligjore (ORF LR), Agjencia e Bashkëpunimit për Zhvillimin Gjerman (GIZ) është duke zbatuar projektin “Lidhja elektronike e noterëve dhe e zyrave të regjistrimit”.

Kjo vizitë, u organizua në bazë të marrëveshjes së arritur me Dhomat Kombëtarë të Noterive të Ballkanit gjatë takimit pararendës të zhvilluar në Podgoricë, Mal i Zi në datat 2 dhe 3 nëntor 2017.

GIZ dhe Dhoma Federale e  Notereve te Gjermanise organizuan gjate tre diteve te punes se ketij eventi nje axhende me prezantime Live te Sistemit Elektronik te Notereve te landit te Saksonise (Dresden), sistemit elektronik te Regjistrave Tregetar dhe Regjistrit te Pasurive te Paluajteshme te landit, si dhe raportime dhe diskutime midis Dhomave Kombetare te Noterise se Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, Kroacise, Serbise, Bosnje Hercegovines.

 

Tema kryesore e kesaj vizite studimore ishte:

Dixhitalizimi i proceseve te punes se nje zyre noteriale referuar bashkepunimit midis Noterit dhe Regjistrave Publike.

Qasja drejt bashkepunimit dhe komunikimit elektronik Noter-Regjistra Publike eshte disktuar Dhomat e Noterise se Ballkanit duke ju referuar elementeve te meposhtem:

a-        Besueshmeria e Regjistrave Publike

b-        Aksesi i Noterit Publik tek te dhenat e regjistrave

c-         Komunikimi i sigurt elektronik midis noterit dhe regjistrave

d-        Implementimi i sistemit te komunikimit noter-regjister referuar:

  • Parakushteve te parashikuara nga legjislacionit ne fuqi
  • Parakushteve dhe kerkesave teknike te fushes se IT

Ne kuader te prezantimit te procesit te dixhitalizimit nga Dhomat e Noterise se Ballkanit, rasti i Noterise Shqiptare eshte prezantuar ne takim nga z. Vasil Martini, ne emer te Dhomes Kombetare te Notereve.

Ne prezantim eshte identifikuar qe ne Shqiperi, ekziston legjislacioni rregullues per procesin e Firmes Elektronike dhe Dokumentit Elektronik  (Ligjet Nr.9880, datë 25.2.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik”, dhe nr 10273 datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”)

Ne prezantim theks i vecante i eshte vene sistemit elektronik te investuar nga Dhoma Kombetare e Noterise.

Sistemi NISA-Notarial Information System of Acts, eshte prezantuar e detajuar nga Dhoma Kombetare e Noterise.

Nje nga funksionet e zhvilluara te platformes “NISA” eshte komunikimi dhe interoperabiliteti me databaza te tjera shteterore. Ne kete aspekt, gjenerimi i dokumentave noteriale te firmosur elektronikisht nga noteri (ne rastin konkret Kontrata e transaksionit per pasuri te paluajteshme ose te luajteshme) eshte prezantuar si nje lehtesim per punen e zyres noteriale nga njera ane, por nga ana tjeter edhe per agjensite regjistruese (ZQRPP, DPSHTR) te cilat jane pjese te dokumentacionit te tyre te brendshem (dosja e pasurise, dosja e automjetit)  kontratat e nenshkruara para noterit.

Gjate prezantimit nga Dh.K.Noterise jane identifikuar synimet e implementtimit te sistemit elektronik te Notereve:

  • te prodhoje në mënyre automatike dokumentin elektronik duke dixhitalizuar arkivën dokumentare te akteve noteriale,
  • te siguroje autenticitetin e aktit noterial elektronik nëpërmjet firmosjes elektronike nga ana e noterit.
  • te garantoje integrimin dhe shkëmbimin dy drejtimesh të të dhënave nga/drejt aktoreve pjesëmarrës në një transaksion noterial,
  • te siguroje administrim financiar të aktivitetit të çdo zyre noteriale dhe te raportoje për agjencitë e sistemit të tatim taksave në vend ne kohe reale për aktivitetin e kryer.

DH.K.Noterise raportoi qe sistemi NISA eshte ne faze testimi dhe pritet qe brenda ketij viti te implementohet duke siguruar:

  • Dixhitalizimin e arkives shkresore te dokumentave noteraile drejt zevendesimit total te saj
  • Krijimi i nje platforme per transferim dokumentash elektronike
  • Perdorimin e teknologjise me te fundit per biznesin notarial
  • Permiresimi i sigurise nepermjet partneritetit midis noterise dhe agjensive qeveritare (AKSHI) (Aplikacionet e-government)
  • Permiresim te reputacionit te biznesit dhe sherbimeve qe i ofrohen publikut

Per te pranishmit ne takim, u prezantuan dhe strategjia afatshkurter e Notariat Shqiptar sipas pikave te meposhtme:

Gjate takimeve te organizuar prane strukturave mikpritese te kesaj vizite studimore jane identifikuar gjetjet e meposhtme per rastin e Notariatit gjerman:

  • Sistemi elektronik i dixhitalizimit te akteve noteriale te Dhomes Federative te Gjermanise ishte investim dhe ne pronesi te Notariatit Gjerman (sistemi X Notar)
  • Komunikimi elektronik i noterit me Regjistrat Publike ne Gjermani behej vetem nepermjet sistemit elektronik te instaluar prane zyres se cdo Noteri.
  • Integrimi i te dhenave nga specialistet e Regjistrave Publike behej ne menyre automatike duke shfrytezuar dosjen elektronike te transmetuar nga Noteri.
  • Komunikimi Noter-Regjister ishte i dyanshem dhe te gjitha njoftimet midis institucioneve kryhen vetem ne rruge elektronike (Dergimi i aplikimit, procesimi, njoftimi i perfundimit te transaksionit/regjistrimit nga ana e Institucioneve pergjegjese per azhornimin e te dhenave te regjistrave (regjistri i pasurive, regjistri tregetar)
  • Kartat elektronike individuale te cdo noteri, sherbenin per firmosjen elektronike te cdo dokumenti noterial. Keto karta ishin ne pronesi te Dhomes Federative te Noterise.
  • Legjislacioni rregullues per gjithe kete proces komunikimi ishte i plote duke vendosur Noterin si personin e autorizuar per te aplikuar drejt Regjistrave Publike ne Gjermani.

Pare nga kendveshtrimi i dixhitalizimit te notariatit shqiptar, Dhoma Kombetare e Noterise konsideron se gjetjet e mesiperme ne aspektin teknik mund te konsiderohen si aktualisht te planifikuara si module te platformes elektronike “NISA”

Nga ana tjeter, Dhoma Kombetare e Noterise konsideron si shume te rendesishem parashikimin ligjor nepermjet Ligjit te ri per Noterine, me qellim ofrimin e mundesise se  Dhomes Kombetare per hartimin e dokumentit elektronik noterial, duke siguruar keshtu autenticitetin e ketij dokumenti nepermjet firmosjes elektronike nga Noteri.

Konkluzione dhe rekomandime nga vizita studimore

Ne perfundim te aktivitetit, GIZ dhe Dhoma Federative e Noterise Gjermane shperndau nje material per tu perdorur ne formen e nje marreveshjeje 4 paleshe duke ftuar Dhomat e Noterise se Ballkanit dhe Ministrite e Drejtesise respektive per firmosjen e ketij akti.

Kjo marreveshje, e konsideruar si marreveshje e “Qellimit te Mire” fton Ministrite e Drejtesise se ketyre vendeve te bashkepunojne me Dhomat Kombetare te Noterise ne drejtim te formalizimit te bashkepunimit midis Noterit dhe Regjistrave Publike te te dhenave.


 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *