Foto

NJOFTIM


Me date 14/1/2017 Asamblea e Pergjithsme e Dhomes Kombetare te Notereve zhvilloi mbledhjen e saj per zgjedhjen e Keshillit Kombetar te Dhomes si dhe presidentit e zv/presidentit te Dhomes Kombetare te Notereve .

Ne raportimin e  bere per veprimtarine e Keshillit Kombetar per mandatin e kaluar u vune ne dukje  rezultatet e arritura nga Notariati Shqiprtar si  brenda vendit ashtu dhe ne arenen nderkombetare.

U theksua fakti qe gjate mandatit te kaluar veprimtaria e institucionit te noterise pati nje  zhvillim e permiresim te rendesishem. Shume marreveshje bashkepunimi u lidhen me institucionet e tjera duke vene bashkepunimin tone ne baza institucionale. Pas 18 vitesh te funksionimit u mblodh Kongresi i Pare i notereve te Shqiperise qe hodhi piketat e punes pesevjecare .  U krijua regjistri elektronik i notereve , regjistri elektronik i testamenteve , regjistri elektronik i revokimit te prokurave , filloi funksionimin sistemi OSS per noteret, aksesi online per aplikimet ne ZVRPP etj.. Kompetenca te reja ju shtuan notereve dhe ne vecanti leshimi i vendimeve per trashegimite ligjore apo testamentare, gje qe e ben noterin nje  aktor te rendesishem dhe te domosdoshem ne sistemin e drejtesise .

Ne arenen nderkombetare pjesmarrja e perfaqesuesve tane ne takimet e Unionit boteror te notereve si dhe kontributi i dhene prej tyre ka bere qe zeri i  notariatit shqiptar te ndihet fuqishem ne kete Union. Vizitat e tre presidenteve te Unionit boteror te notereve si dhe e delegacioneve te ndryshme ne kongresin e pare apo dhe ne jubileun e 20 tFotoe Noteriatit te lire e te pavarur ne Shqiperi jane deshmi e plote per kete rol te Notariatit Shqiptar .

Marreveshjet e bashkepunimit  dhe  vizitat e delegacioneve zyrtare te Dhomes Kombetare te Notereve jashte vendit tregojne se Institucioni i Noterise po synon shume dhe hapjen e trajnimit vazhdues per tu bere te afte te perballojme punen per Shqiperine e neserme ne Bashkimin Europian .

Nje kontribut te rendesishem ka dhene Dhoma Kombetare edhe ne draftimin e ndryshimeve te ligjit “ Per Noterine “ ku synimi ka qene perafrimi me legjislacionin e vendeve te Bashkimit Europian

Ne perfundim te takimit u zgjodh dhe Keshilli Kombetar i Dhomes se Notereve I perbere nga

Mimoza Sadushaj,Fatmir Laçej,Violeta Sulkaj,Enkeleda Hoxha,Genta Brati,Xhevahire Brahaj,Julian Zhelegu,Islam Hysolli,Albana Hoti,Irena Bimo,Ardjan Karroqe,Arben Kopliku,Fitnete Lika,Firdes Shuli

Presidente e Dhomes Kombetare te Notereve u zgjodh Znj. Mimoza Sadushaj

Zevendes President i Dhomes Kombetare te Notereve u zgjodh Z. Fatmir Laçej

 


 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *