organizimi»

Dhoma e noterisë në nivel vendor përbëhet nga të gjithë noterët që janë caktuar të ushtrojnë veprimtarinë noteriale në juridiksionin e saj.
Numri minimal i noterëve për një rreth gjyqësor caktohet bashkërisht nga Dhoma Kombëtare e Noterisë dhe Ministria e Drejtësisë.
Për çdo juridiksion të caktuar nga Ministri i Drejtësisë, sipas nenit 16 të këtij ligji, nuk mund të ketë më shumë se një dhomë noterie.
Kur numri i noterëve të caktuar për një rreth gjyqësor është më i vogël se numri minimal i tyre, i caktuar sipas paragrafit të mësipërm, nuk mund të krijohet dhomë noterie. Noterët e këtij rrethi gjyqësor anëtarësohen në dhomën e noterisë të rrethitNoterët organizohen profesionalisht në nivel vendor nëpërmjet dhomave të noterisë që funksionojnë pranë një ose disa rretheve gjyqësore dhe në nivel kombëtar në Dhomën Kombëtare të Noterisë, të cilat janë persona juridikë

 

Kompetencat»

Dhoma Kombëtare e Noterëve ka këto kompetenca:
1. Bashkërendon veprimtarinë e të gjithë dhomave të noterëve të Republikës.
2. Përfaqëson dhe mbron interesat e dhomave të noterëve në organet shtetërore dhe në organizma të tjerë.
3. Siguron mbrojtjen e të drejtave sociale e profesionale të noterëve.
4. Siguron rritjen e kualifikimit të noterëve dhe të asistentëve.
5. Harton rregullat deontologjike që miratohen nga Ministria e Drejtësisë.
6. Përfaqëson notariatin e Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë.
7. Miraton statutin tip të dhomave të noterëve dhe rregulloren e tij të brendshme.
8. Krijon një fond solidariteti në favor të noterëve që nuk sigurojnë minimumin e të ardhurave.
9. Cakton kuotat që do t’i derdhen Këshillit Kombëtar për të realizuar veprimtarinë e tij.

 

Parimi baze »

 

Noteri, para se të fillojë detyrën e tij, bën këtë betim:
“Betohem se detyrat e noterit do t’i kryej në bazë të ligjit dhe ndërgjegjes duke i qëndruar besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, do të ruaj sekretin profesional dhe në qëndrimet dhe sjelljet e mia do të udhëhiqem nga parimet e humanizmit e të respektit ndaj njeriut”. Betimi bëhet përpara Ministrit të Drejtësisë ose personit të autorizuar prej tij.

 


Aktivitete

  • Me date 21/06/2014 me rastin e 20 vjetorit te notariatit te lire e te pavarur u organizua konferenca nderkombetare : .Roli i noterit ne zhvillimin ekonomik dhe social te. Te pranishem ne mbledhjen e organizuar ishin notere nga i gjithe vendi..

    Me teper »

  • Ne kuader te marreveshjes se bashkepunimit Ndermjet Dhomes Kombetare te Notereve dhe Drejtorise se Pergjithshme te parandalimit te Pastrimit te Parave me 22/03/2014 u zhvillua  ne ambjentet e Hotel Butrintit ....

    Me teper »

  • Gjate vitit 2014 ne kuader te bashkepunimit me jashte do te zhvillohen keto aktivitete

    Konferenca e 26  e notereve Europiane civil-law

     

    Me teper »